Lajme

Hoti viziton MSh-në: Do të punojnë për fuqizimin e sistemit shëndetësor

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 04 June 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se qeveria që drejton do të mbetet e përkushtuar në luftimin e pandemisë Covid 19.

Shefi i ekzekutivit gjatë vizitës së tij në Ministrinë e Shëndetësisë tha se do të punojnë të fuqizohet sistemi shëndetësor.

“Unë sot vizitën e parë nëpër dikastere të qeverisë e kisha në MSH për të treguar që ne mbesim të përkushtuar për këtë periudhë.

-Advertisement-

I falënderova për punën që kanë bërë dhe na informuan për atë se çfarë na presin për javët e ardhshme.

 

 

Lutemi që ta kalojmë sa më lehtë dhe po duket se jemi duke e kaluar lehtë. Ashtu siç e kam prezantuar në seancë dhe program qeverisës, kemi një plan për përballje afatgjate me këtë pandemi që do të mundësoj hapjen graduale për hapjen e institucioneve”, ka deklaruar ai.

Bashkë me kryeministrin Hoti një konference për medie ishte edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani i cili tha se pandemia po menaxhohet mirë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera