Lajme

Hoti uron Blinken: Do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën Kosovë-ShBA

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 27 January 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar Sekretarin e ri të Shtetit Antony Blinken për marrjen e detyrës së re.

Hoti ka shkruar se Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me Sekretarin Blinken për të forcuar aleancën mes dy shteteve.

“Urimet më të përzemërta në konfirmimin tuaj si Sekretar i Shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju për të forcuar aleancat mes dy shteteve”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Antony Blinken është konfirmuar nga Senati amerikan në pozitën e Sekretarit të Shtetit në administratën e re të Joe Biden

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera