Lajme

Hoti: Ujmani do të vazhdojë të shfrytëzohet nga Kosova sic ka ndodhur gjithmonë

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 24 September 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se Ujmani do të vazhdojë të shfrytëzohet nga Kosova sic ka ndodhur gjithmonë.

“Ujmani do të vazhdojë të shfrytëzohet nga Kosova sic ka ndodhur gjithmonë”, ka thënë ai në Kanal 10.

“Një ekip nga SHBA vetëm do të vijë të kryejë fizibilitetin. Nuk i kuptoj këta që po bëjnë kauzë politike me këtë punë. Të gjejnë kauzë tjera. Ju kujtohet demarkacioni. E kishin djegur Kosovën të tërën ndërsa shikoni tani”, tha ai.

-Advertisement-

“Duhet të dini se një pjesë e Liqenit është ne pjesën e Serbisë. Edhe pse është artificial ai është ndërtuar në një shtet tjetër”

Tutje ai tha që Marrëveshja e Uashingtonit është arritje e madhe e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera