Lajme

Hoti: U diskutua për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 24 September 2020

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi priti në takim përfaqësuesit e Korporatës Financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC-së), Caleb McCarry, Brian Martalus dhe John Jovanovic, bashkë me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim u diskutua për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Gjatë këtij takimi, diskutimi u përqendrua në fusha të veçanta, respektivisht në projektet kapitale, si: autostrada, hekurudha dhe energjia”, tha kryeministri Hoti.

-Advertisement-

Po ashtu, kryeministri Hoti falënderoi partnerët amerikanë për kontributin e tyre të vazhdueshëm, duke marrë shkas edhe nga efikasiteti i tyre i jashtëzakonshëm për jetësimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike në mes dy vendeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera