Hoti tregon të dhënat e Doganës së Kosovës: Shifra të “frikshme” të importimit të mishit e qumshtit, shikojeni sa ka rënë prodhimi vendor
Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 24 February 2023
sh-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se rritja e importit të produkteve bujqësore në vitin 2022 është shenjë e qartë se sa shumë ka rënë prodhimi vendor në vend.
Hoti ka treguar statistikat e Doganës së Kosovës duke ngritur shqetësimin për rënien e prodhimit vendor.
“Që nga fundi i vitit 2021 e kam theksuar disa herë, se nëse nuk rritet menjëherë mbështetja për bujqit, rritja e konsiderueshme e çmimit të inputeve bujqësore (farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve) do të dëmtojë prodhimin vendor. Dje e kam përsëritur këtë shqetësim pasi çmimet e këtyre inputeve bujqësore po vazhdojnë të rriten.
Ministri i Bujqësisë, në vend se të sqaroj se çfarë po bën për të zbutur krizën për bujqit, kishte shkruar një pamflet me plot tallje e cinizëm. Faktet tregojnë se efektet e punës së tij janë zero.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, gjatë vitit 2022 krahasuar me vitin 2021:
- Importi i llojeve të ndryshme të grurit është rritur me 63% (2021 – 22.7 mil euro, 2022 – 36.9 mil euro).
- Importi i llojeve të ndryshme të mishit është rritur me 51% (2021 – 82.5 mil euro, 2022 – 124.5 mil euro).
- Importi i gjedheve për therje është rritur me 42% (2021 – 45.2 mil euro, 2022 – 64.2 mil euro).
- Importi i qumështit dhe produkteve të qumështit është rritur me 32% (2021 – 56.8 mil euro, 2022 – 75.2 mil euro).
Kjo rritje është tepër e madhe pavarësisht rritjes së inflacionit. Nuk ka gjasa që në Kosovë më 2022 të jetë rritur kaq shumë konsumi i qumështit, grurit apo mishit. Kështu që, këto shifra tregojnë se ka rënë prodhimi vendor, dhe se konsumi është plotësuar nga rritja e importit.
Le t’ia sqaroj dikush Ministrit të nderuar këto të dhëna. Në ditët e ardhshme do të publikohen edhe të dhëna të tjera për të demaskuar mashtrimin dhe dështimin e kësaj qeverisje” shkruan Hoti në reagim.Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!Sponsoruar-Advertisement- Të tjera
-
Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Kroa...
-
Peci merr zemër, i fton në debat “dorë për dore” të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-mini...
-
Sveçla pas aksionit në Pejë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidro...
-
Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Për...
-
Abdixhiku viziton një familje në Krushevë të Klinës, thotë se do mbulojnë të gjitha shpenzimet për vitin e parë për të gjithë fëmijët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizi...
-
AGK dënon ashpër sụlmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti li...
-
Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShB...
-
Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës
Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të b...
-
Persona të maskuar sulmọjnë kryetarin e FFM-së Muamed Sejdinin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar...
-
Reagime pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drej...
-
Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avd...
-
Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka ...
-