Hoti tregon pesë arsyet pse Projektligji për zyrtarët publikë nuk është i mirë
Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 21 December 2022
Projektligji për zyrtarët publikë, i cili pritet të dalë para Kuvendit të Kosovës, këtë të enjte sipas deputetit të LDK-së Avdullah Hoti, ka shumë të meta.
“Projektligji PËR zyrtarët publikë” është në fakt “Projektligj KUNDËR zyrtarëve publikë”, ka shkruar Hoti.
Aai i ka renditur pesë arsyet se pse sipas tij, ai Projektligj nuk duhet të votohet në Kuvend për shkak të mangësive që i ka.
Arsyeja e parë sipas Hotit, është se nuk respektohet parimi bazë për meritokraci.
“Projektligji e dëmton parimin bazë të shërbimit civil të bazuar në merita, që është i aftë për të tërhequr dhe mbajtur profesionistët. Kjo për shkak se: (I) shtohet ndikimi politik në rekrutim, transferim dhe ngritje në detyrë, si dhe (II) ndryshohet sistemi i karrierës përmes futjes së mandateve dhe rekrutimit të jashtëm për të gjitha pozitat drejtuese. Mandati katër vjeçar mund të përkojnë me mandatin e një qeverie, e cila gjë e lë administratën të cenueshme ndaj ndikimeve politike”, ka thënë ai.
E dyta sipas tij është se shkelet ligji.
“2. Një vit nga hyrja në fuqi e ligjit, drejtuesit me kontrata të përhershme i nënshtrohen konkursit. Kjo bie ndesh me parimin e “të drejtave ligjore të fituara”, siç përcaktohet me ligjin në fuqi dhe me praktikën gjyqësore ndërkombëtare të shërbimit civil, ku rregullat nuk duhet të ndryshohen në dëm të personelit në detyrë”, ka thënë ai.
Arsyeja e tretë sipas Hotit është se “Transferimi i përkohshëm i shërbyesit civil është në diskrecionin e drejtuesit të lartë të institucionit dhe mund të bëhet pa pëlqimin e zyrtarit. Kjo e hap mundësinë e keqpërdorimit të ligjit për interesa politike e personale dhe e rrit ekspozimin e shërbimit civil ndaj politikës”.
E katërta sipas Hotit, është se paqartësia e projektligjit.
“Procedurat disiplinore nuk kanë siguri dhe proporcionalitet, si dhe nuk dihet se si do të bëhet individualizimi i masave disiplinore për çdo shkelje”, ka deklaruar Hoti.
E pesta sipas deputetit të LDK-së është moskoordinimi i Qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.
“Sipas nenit 120 të MSA-së, Qeveria e Kosovës është e obliguar të koordinohet me BE-në në reformën e administratës publike, përfshirë projektligjin për zyrtarët publik dhe projektligjin për pagat. Është e qartë sipas letrave zyrtare të BE-së se nuk ka koordinim për versionet aktuale për të dyja këto projektligje”, ka theksuar Hoti./Telegrafi/
Të tjera
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit
Është arrestuar djali i Valbona Selimllarit. Deni Selimllari është vënë në...
-
Xhafer Gashi nga LDK : 9 shkurti është dita e fitores sonë të përbashkët
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...