Lajme

Hoti tregon kush do të marrë nga 170 euro pas dekretimit të buxhetit

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 06 August 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot gjatë ditës ka njoftuar se ka dekretuar Ligjin për Buxhetin bashkë me plotësim/ndryshimet e tij.

Pas një veprimi të tillë të presidentit ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka njoftuar se tashmë përmes Ministrisë së Financave janë duke u bërë përgatitjet për kryerjen e pagesave për punëtorët të cilët kanë mbetur pa punë, për familjet pa të ardhura dhe për qiratë e bizneseve.

“Përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjmë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka treguar se janë duke bërë planifikimet për shpërndarjen e mjeteve për masat e rimëkëmbjes të cilat do të miratohen në Qeveri së shpejti.

“Gjithashtu, po bëjmë planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, i cili plan do të miratohet në Qeveri së shpejti”, ka përfunduar kreu i ekzekutivit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera