Lajme

Hoti tregon kur do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 27 February 2020

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duke dhënë afatë kohor se kur mund të arrihet marrëveshja Kosovë Serbi.

“Unë mendoj se kjo qeveri do ta mbyll mandatin e saj katër vjeçar me arritjen e marrëveshjes finale Kosovë –Serbi, dhe se kjo qeveri do ta përmbyll këtë proces me njohje finale të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Hoti në T7

Hoti ka hequr dilemat se presidentit Hashim Thaçi, mund të sjell një marrëveshje pa e pyetur qeverinë e Kosovës.

-Advertisement-

“Unë besojë që qeveria e re e ka rolin kyç ne dialog dhe se pa prezencën e qeverisë nuk mund të arrihet marrëveshja finale pa qenë edhe kryeministri pjesë e dialogut Kosovë-Serbi s’ka marrëveshje finale”, ka pwrfunduar Hoti

Zëvendëskryeministri i parë ka bërë me dije për herë të parë se pjesë e dialogut do të jete edhe vet Avdullah Hoti nga ana e LDK-së.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera