Hoti: Do t’i rritim pagat bashkë me rritjen ekonomike
Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 05 June 2017
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në Gjakovë, se qeveria e tij do t’i rritë vazhdimisht pagat e sektorit publik, krahas rritjes ekonomike e cila do të jetë 7 për qind.
“Pagat e pensionet në Kosovë do të rriten çdo vit aq sa ka rritje ekonomike. Kështu e thotë ligji. E rritjen ekonomike, ju tashmë e dini, e garanton vetëm qeverisja jonë. Memorandumet që po i shohim se po i nënshkruajnë oponentët tanë me drejtues të kapur të Sindikatave, nuk kanë asnjë bazë ligjore. Janë thjeshtë mashtrime”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se Qeveria e drejtuar nga LDK ka qenë para vendimit për rritje të pagave për të gjithë sektorin publik, duke u bazuar në suksesin e madh në rritjen e buxhetit dhe rritjen ekonomike. Kjo iniciativë u ndërpre nga ata që brengosen vetëm për interesat e tyre.
Kandidati i koalicionit të djathtë për kryeministër ka thënë se qeveria e re me urgjencë do ta trajtojë njohjen e stazhit të punës gjatë viteve të 90-ta, kur Kosova ishte e okupuar.
Hoti ka shtuar se Gjakova do ta ketë vëmendjen e veçantë të qeverisë që unë do ta drejtoj dhe Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet plotësisht.
“Përmes Ligjit për Investime Strategjike, në Gjakovë do të sjellim investitorë seriozë, që do të krijojnë vende pune e mirëqenie për familjet tuaja. Ne do t’ia kthejmë Gjakovës namin e dikurshëm”, ka pohuar Hoti.
Ai ka deklaruar se askush më mirë se Gjakova nuk e di dallimin mes keqqeverisjes dhe qeverisjes së mirë.
“Atë që keni bërë në Gjakovë në vitin 2013 duke çuar në shtëpi qeverisjen e keqe, duke e ndalur krimin e korrupsionin, duhet ta bëni, bashkë me krejt Kosovën, më 11 qershor. Për ta bërë këtë duhet ta votoni koalicionin tonë dhe numrin 16. Vetëm fitorja e koalicionit tonë në këto zgjedhje mund ta realizojë këtë objektiv themelor të Kosovës”, ka thënë Hoti.
Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë koalicioni ynë e ka ajkën e shkencës, profesionistët, biznesmenët dhe është mundësia e vetme për ta zhvilluar këtë shtet.
“Rivalët tanë politikë po thonë e kanë prioritet shtetin ligjor. Ajo që kam parë në praktikën e tyre, ata kanë ekspertë si me shkelë ligjin, jo ekspertë si me mbrojte ligjin”, ka thënë Mustafa.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se vetëm koalicioni i drejtuar nga Hoti mund ta zhvillojë Kosovën. Ai ka thënë se Qeveria e kaluar është rrëzuar sepse ka filluar që t’i hetojë dhe luftojë aferat korruptive.
Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në këtë qytet ndër vite janë skalitur themelet e pavarësisë së Kosovës.
“Gjakovarët nuk janë trembur asnjëherë të bëjnë kthesën e madhe, nuk kanë kursyer asnjëherë më të mirën për vendin e tyre. Në vitin 2013, përkundër shumë kërcënimeve, nga ata që Gjakovës i kishin vënë lakun në fyt, e shpërthyen këtë lak, duke arritur të bëjnë ndryshimin e shumëpritur, ndryshim që duhet të ndodhë në tërë Kosovën”, ka thënë kryetarja e Alternativës Kusari Lila.
“Koalicioni ynë është bashkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më 12 qershor do të fillojë festën për Kosovën e zhvilluar, në Ditën e Çlirimit të vendit do të festojmë fitoren e madhe, ndërsa një subjekt ose grup subjektesh që kanë ngulfatur dikur Gjakovën dhe deri tani Kosovën, ata do të shkojnë në opozitë. Në pozitë do të jenë mendjet e ndritura të këtij vendi, të cilët guxim dhe trimëri, kanë mençurinë e tyre”, ka thënë ajo.
Luan Gola, kryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë ka thënë se zgjedhjet e sivjetme, si asnjëherë më parë, po bëjnë një ndarje në dy blloqe politike. “Ne në Gjakovë e kemi ndarë mendjen, koalicioni LDK-AKR-Alternativa- Lëvizja për Drejtësi janë obligim dhe e ardhmja jonë. Gjakova gjithmonë e ka përkrahur dijen dhe mendjen e ndritur dhe kështu do të jetë edhe kësaj radhe. Numri 16 dhe Avdullah Hoti do ta kenë përkrahjen e Gjakovës dhe gjakovarëve”, ka thënë Gola.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...