Hoti thotë se LDK-ja nuk do t’i bllokojë institucionet
Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 22 June 2017
Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të pengojë formimin e institucioneve.
“Ne nuk do të krijojmë asnjë bllokadë në krijimin e institucioneve të vendit. Do të respektojmë të drejtën e grupit më të madh parlamentar PAN me te cilin nuk hyjmë ne koalicion, që për qartësim nuk është fitues i zgjedhjeve por vetëm grupi më i madh parlamentar, të provojë formimin e Qeverisë”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.
Më poshtë është shkrimi i plotë i Hotit, ku ndër të tjera e ka ftuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ta përshpejtojë procesin e numërimit të votave.
LDK dhe partnerët e saj të koalicionit mbeten të përkushtuar për ruajtjen dhe forcimin e institucioneve të vendit.
LDK, si parti e qendrës së djathtë dhe anëtare e vetme nga Kosova në Partinë Popullore Evropiane, dhe partnerët e saj të koalicionit mbeten të palëkundur në mbrojtjen e parimeve të demokracisë dhe lirive qytetare, të ekonomisë sociale së tregut, të sundimit të pa kompromis të rendit dhe ligjit, të promovimit të fqinjësisë së mirë dhe të orientimeve euro-atlantike të Kosovës.
Këto janë vlera që na kanë udhëhequr në të kaluarën dhe do të në udhëheqin në të ardhmen në angazhimet tona në kuadër të institucioneve të Kosovës, në pozitë apo në opozitë.
Askush nuk do të ketë fuqi të lëvizë Kosovën nga këto orientime. Ne jemi garantuese për këtë, si partnerë të vetëm të miqve tanë evropianë dhe amerikanë.
E ftoj KQZ-në që të jetë më efikase në përmbylljen e procesit zgjedhor, në mënyrë që të hapet rruga për krijimin e institucioneve.
Lus të gjithë spektrin politik që të respektojë një etikë minimale të komunikimit, duke lënë anash konspiracionet dhe etiketimet. Normat kushtetuese për themelimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet janë të qarta. Të gjithë duhet t’i respektojmë ato norma. LDK dhe partnerët e koalicionit do t’i respektojnë, siç kanë bërë gjithmonë.
Ne nuk do të krijojmë asnjë bllokadë në krijimin e institucioneve të vendit. Do të respektojmë të drejtën e grupit më të madh parlamentar PAN me te cilin nuk hyjmë ne koalicion, që për qartësim nuk është fitues i zgjedhjeve por vetëm grupi më i madh parlamentar, të provojë formimin e Qeverisë.
Nëse nuk kanë sukses, koalicion jonë do të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për t’i ofruar vendit një Qeveri pro-evropiane dhe profesionale, që do të zbatojë programin që ju kemi ofruar qytetarëve të vendit gjatë fushatës zgjedhore.
Koalicioni i udhëhequr nga LDK flet me një zë të vetëm dhe ka vetëm një adresë.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...