Lajme

Hoti: Do të luftojmë ashpër kundër korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 08 June 2017

 

Gjatë një takimi me elektoratin dhe qytetarët e Hanit të Elezit, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten se luftën e filluar kundër korrupsionit gjatë dy viteve të shkuara do ta vazhdojmë edhe më ashpër në qeverinë e re.

“Do të luftojmë ashpër kundër korrupsionit. Në mandatin tonë i kemi mbyllur vrimat e korrupsionit, por do të shkojmë edhe më tutje derisa të sigurohemi se sistemi është pastruar nga njerëzit që janë të përfshirë në këtë dukuri”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

“Ashtu sikur edhe në qendrat tjera anekënd Kosovës që i kemi vizituar, edhe para jush dua të them se programi ynë është një kontratë me qytetarin, është programi i zhvillimit ekonomik, për punësim, për rend e ligj, për integrime evropiane. Me një fjalë kjo është alternativa e vetme që e ka Kosova në këtë moment”, ka deklaruar Hoti.

Sipas tij, për dy vjet e gjysmë nën udhëheqjen e kryeministrit Mustafa i kemi hapur 40 mijë vende të reja pune, i kemi rritur pagat, pensionet, por të gjitha këto do të rriten sërish.

“Programi ynë është i qartë për të rinjtë, për t’i mbështetur ata të gjejnë një vend pune menjëherë pas përfundimit të studimeve si dhe mbështetjen e ideve të tyre për biznes. Programi ynë është i qartë për gratë lehona, do të paguajmë për çdo fëmijë që lind nga 100 euro, të punësuarat do të kenë pushim prindëror 12 muaj me pagesë, ndërsa edhe ato që nuk janë të punësuara do ta marrin 50 për qind të pagës minimale”, ka shtuar ai.

Hoti ka premtuar edhe ndërmarrjen e masave në përmirësimin e kushteve ambientaliste, për të cilat Hani i Elezit ka shumë nevojë.

Kryeministri Isa Mustafa, ka kërkuar përkrahjen e banorëve të Hanit të Elezit dhe gjithë Kosovës, që ta përkrahin listën e koalicionit, të drejtuar nga Hoti sepse vetëm ku ekip mund ta luftojë korrupsionin dhe ta zhvillojë vendin.

“Programi ynë do jetë garantues edhe për bizneset vendore e ndërkombëtare, sepse ju e dini që plot biznese janë kërcënuar dhe janë detyruar të largohen nga Kosova

Feim Brava, kryetar i degës së LDK-së në Han të Elezit ka thënë se profesor Hoti është një njeri i dijes, prandaj jam i sigurt se ekipi i tij do të jetë shumë i mirë dhe do të funksionojë për mrekulli.

“Ky koalicion nuk po quhet rastësisht i besës dhe i shpresës. Në historinë e re të Kosovës nuk ka pasur asnjëherë listë më të mirë se lista jonë, prandaj ju ftoj që më 11 qershor të dilni dhe të votoni për më të mirët e kësaj liste”, ka thënë Brava.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera