Hoti: Do të jemi fitues
Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 29 May 2017
I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti të hënën pasdite mbajti një tryezë – bashkëbisedim me të rinjtë e Prishtinës, me ç’rast ka thënë se lista e këtij koalicioni do të jetë fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit.
Ai ka theksuar se janë tri shtylla kryesore për qeverisjen e këtij koalicioni, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe integrimi në BE.
“Ju rinia jeni brezi i dr. Ibrahim Rugova. Ju do të keni lehtësira për arsim dhe pres nga ju që pas katër viteve të jeni ministra. Ne jemi koalicion i shpresës dhe vetëm ne do ta kthejmë shpresën të rinjve sikur që ka qenë Rugova për të rinjtë. Në qeverisjen tonë do ta ndryshojmë gjendjen e shëndetësisë dhe më 12 qershor ne do të fillojmë ta implementojmë programin qeverisës si fitues i zgjedhjeve”, theksoi Hoti.
Ai ka premtuar se në qeverisjen e LDK-së do të ndryshohet gjendja e shëndetësisë.
Ndërsa, Ilir Deda nga Alternativa, ka theksuar se vetëm koalicioni LDK-AKR-Alternativa paraqet zgjidhje për vendin.
“Do të punojmë që asnjë i ri të mos shkojë jashtë. Mos u mashtroni, nuk ka ekip më të mirë se ajo që udhëhiqet nga Avdullah Hoti. Programi ynë është më i miri”, ka thënë Deda.
Nga ana e tij, Lumir Abdigjiku, i cili kohë më parë aderoi në LDK, ka thënë se në këtë parti ka njerëz që punojnë 24 orë.
“Kam gjetur njerëz që më kanë hapur derën si Kujtim Shala, Vjosa Osmani dhe kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti”, ka thënë ai.
Fidan Rekaliu nga Forumi Rinor i LDK-së tha se rinia e këtij subjekti ka besimin e plotë se Avdullah Hoti do të punojë për të ardhmen e këtij vendi.
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...