Hoti: Të gjitha ministritë nga një të punësuar me nevoja të veçanta
Autori: Gazeta inFokus
11:52 | 08 June 2017
Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti në një takim me anëtarë dhe struktura të Handikos-it, ka premtuar se të gjitha ministritë dhe komunat do të kenë së paku nga një individ të punësuar me aftësi të kufizuara.
“Premtim dhe zotim është që do të punojmë me juve, ligji gjithëpërfshirës që përfshinë implementim. Unë ju garantoj që të gjitha ministritë, të gjitha komunat të kenë së paku nga një të punësuar me nevoja të veçanta. Edhe për sektorin privat do të punojmë për subvencione. Unë ndjehem jashtëzakonisht mirë që shoqëria kosovare i integron njerëzit me nevoja të veçanta”, tha Hoti.
Ai u shpreh se një shoqëri është humane nëse i integron të gjithë në shoqëri.
Mes tjerash, Hoti tha që të mos nënkuptohet vizita e sotme si pjesë e fushatës, pasi që vizita të tilla kanë bërë edhe më herët, gjatë punës së tyre.
Ai tregoi se gjatë një vizite në Gjermani ka takuar ministrin gjerman, i cili është me nevoja të veçanta e që ai është truri i financave.
Afrimi Maliqi, kryetar i Unionit të Qendrave të Handikos-it, tha se kanë pasur vazhdimisht përkrahje e posaçërisht në mbështetje të ligjit për persona me aftësi të kufizuara.
“Mund të them se qysh në fillim se viteve të fundit kemi gjetur një mbështetje të madhe, posaçërisht në mbështetjen e ligjit për status të personave me aftësi të kufizuara. Kjo do të rritë mirëqenien e familjeve të preokupuara. Me një ligj nuk përfundon gjithçka dhe besoj se edhe në të ardhmen do ta kemi përkrahjen”, tha ai.
Ndërkaq, ai shtoi se infrastruktura është ajo që nuk po iu ofron qasje personave me aftësi të kufizuara. Madje, shtoi se qeveria duhet të ofrojë mundësitë që ata të ndjehen si qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës. E për këtë sipas tij, duhet të dënohen institucionet që nuk ofrojnë qasje për personat me aftësi të kufizuar.
Arban Abrashi tha se kanë marrë kërkesa për ligjin gjithëpërfshirës dhe se do të vazhdojnë të punojnë në të në mandatin e ardhëm.
Një nga të pranishmit, Avdyl Ibishi nga Gjilani tha se i është ndërprerë kontrata e punës edhe pse kryetari i Komunës së Gjilanit kishte premtuar se do të punësojnë personat me aftësi të kufizuara.
“Ai jo vetëm se nuk ka punësuar persona me aftësi të kufizuara, por edhe ka përjashtuar, e unë jam njëri prej tyre”, u shpreh ai.
Në këtë pikë u përgjigj ish ministri i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili tha se kanë bërë plotësimin e ligjit për të gjetur zgjidhje për ato ndërmarrje të kontraktuara të cilat po shfrytëzojnë hapësira për të shmangur punësimin e personave me aftësi të kufizuara.
“Ligji aktual që prek personat me aftësi të kufizuar kemi parë se nuk po implementimet në plotni. Për këtë ne kemi formuar një kod plotësues përmes së cilit do të mbledhim të hyra nga ndërmarrjet që nuk punësojnë persona me aftësi të kufizuara që kanë gjetur zbrazëtira ligjore për këtë, e më pas t’i derdhim të hollat aty ku i kemi personat me aftësi të veçanta”, tha Abrashi.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...



































