Lajme

Hoti takon ish-shefin e UNMIK-ut

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 20 February 2018

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti të martën ka pritur në një takim ish-shefin e UNMIK-ut, Bernard Kouchnerin.

Gjatë këtij takimi Hoti ka falënderuar Kouchner për angazhimin tij në shtet ndërtimin e Kosovës, transmeton Infokusi.com.

Më poshtë mund të gjeni komunikatën e plotë:

-Advertisement-

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti priti në takim mikun e Kosovës dhe të Presidentit Historik Rugova, Bernard Kouchnerin .

Kouchner vlerësoi lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në shtet ndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, falënderoj Kouchner për angazhimin tij në shtet ndërtimin e vendit si dhe e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Francës si dhe të vet Kouchner në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera