Hoti: Do ta zgjidhim demarkacionin pa e falur asnjë pëllëmbë tokë të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
17:14 | 04 June 2017
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të dielën në Deçan se koalicioni i djathtë posedon planin për ta zgjidhur çështjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave, pa e humbur asnjë pëllëmbë të tokës së Kosovës.
“Ne kemi ardhur sot t’u sigurojmë se asnjë pëllëmbë e tokës së Kosovës nuk i është falur e nuk do t’i falet askujt. Garant për këtë jemi ne. Ne nuk shantazhohemi. Ne nuk mund të na kërcënojë e as të na frikësojë askush, me asgjë. Sepse ne i kemi duart e pastra. Vetëm ne i kemi duart e pastra”, ka thënë Hoti.
Ai ka potencuar se kur me votën tuaj më 11 qershor t’i fitojmë zgjedhjet, ne do ta adresojmë me prioritet çështjen e kufirit me fqinjin tonë dhe me mençuri e me vendosmëri do ta zgjidhim këtë çështje, pa humbur asnjë pëllëmbë të tokës sonë.
“Askush tjetër, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Sepse ata e kanë keqpërdorur demarkacionin për interesa politike dhe për interesa të tyre personale. Ne kemi plan konkret dhe kemi mbështetjen e miqve tanë për ta zgjidhur këtë çështje. Unë besoj fuqishëm se ky plan do të qartësojë gjithçka dhe do të hapë rrugën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Hoti.
Ai ju ka thënë përkrahësve të Deçanit se ne kemi hartuar program konkret zhvillimor për Kosovën, me prioritete të qarta.
“Ndryshe prej oponentëve tanë politikë, programi ynë mbështetet në ekspertizë. Ata kanë listë interesash, ne kemi listë ekspertësh. Programi ynë është kontratë me Kosovën. Programi ynë garanton: buxhet të qëndrueshëm prej 3 miliardë euro brenda mandatit për të financuar nevojat e qytetarëve të Kosovës; rritje ekonomike deri 7 për qind; zhvillimin e sektorit privat me politika fiskale të përfshira në Pakon Fiskale 2; krijimi i një Fondi Zhvillimor për të përkrahur bizneset e reja etj.
Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se Deçani ka njerëz të mrekullueshëm, besnikë të LDK-së, besnikë të Presidentit Rugova. “Programi ynë ofron zgjidhje, ofron zhvillim. Ashtu siç jemi munduar të kontribuojmë edhe gjatë qeverisjes sonë, edhe pse ne nuk kemi qeverisur në Komunën e Deçanit, do të ofrojmë zgjidhje edhe në të ardhmen, për tërë Kosovën. Këtë e mundëson programi ynë dhe kandidati ynë për kryeministër Avdullah Hoti”.
“Ne i kemi të gjitha alternativat për ta çuar Kosovën përpara dhe kur kësaj i shtohet se në koalicionin tonë e kemi edhe njeriun më të suksesshëm të biznesit, jo vetëm në Kosovë, por edhe shumë më gjerë, atëherë është e qartë se zotimet tona do të përmbushen një për një. Koalicioni ynë po quhet i shpresës, sepse ofron shpresë për të gjithë qytetarët, pa përjashtim. Është koalicion i realitetit, sepse çdo shpresë do ta bëjmë realitet”, ka thënë Mustafa.
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se jemi këtu për ta mbështetur shpirtërisht dhe me çdo gjë që është në mundësitë tona për ta mbështetur Avdullah Hotin. “Jam i bindur se e kemi kandidatin më të mirë, më të mençur, të edukuar, të aftë, njeriun e fjalës, prandaj duhet ta mbështesim. Unë me AKR-në erdha në shtëpinë e përbashkët të Ibrahim Rugovës”, ka thënë Pacolli.
Ai ka shtuar se ne “jemi më të mirët, jemi të fortë, sepse jemi të pastër, të ndërgjegjshëm. Faleminderit për këtë përkrahje kaq të madhe në çdo vend, nga çdo kryetar dege, çdo aktivist e çdo qytetar”.
Jeton Mushkolaj, kryetar i LDK-së, në Deçan ka thënë se të bashkuar do të marshojmë drejt fitores së 11 qershorit, me koalicionin LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi.
“Ta mbështesim këtë koalicion, e njëkohësisht edhe kandidatin tonë z. Armend Zemaj, sepse vetëm ne kemi zgjidhje konkrete dhe të matshme për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë”.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...


































