Lajme

Hoti sulmon Kurtin: Nuk la gjë pa bërë vetëm për të fituar një grusht vota

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 21 January 2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti beson se kundër kandidati i tij, Albin Kurti po bën çdo gjë vetëm për të fituar vota.

Në Klan Kosova, emisionin, “Rubikon”, Hoti u shprehë se në Listën e VV-së ka gjithçka, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, me këtë listë, Lëvizja Vetëvendosje do të bëhet copë-copë.

-Advertisement-

”Zotri Kurti nuk lë gjë pa bë, për të fituar një grusht vota. Nuk bëhet çdo veprim për vota. Shihni listën e tij, nuk le gjë pa bë, për të fituar vota”.

”Ka gjithçka në listën e saj [Vetëvendosjes]. Gjëra që nuk qëndrojnë bashkë. Gjëra që nuk janë në frymën e ndërtimit të një shoqërie demokratike properëndimore”.

”Ke gjithçka brenda vetëm për të fituar një grusht vota”.

”Dhe është një listë, si në të kaluarën. Copë-copë do të bëhen këta njerëz”, shprehet Hoti për kandidatët brenda listës së Vetëvendosjes,..

”Kush e mban bashkë një parti politike? – e mban bashkë një lloj mendësie, filozofie e orientimit politik”.

”E këtu nuk e keni kështu. Liderin e tyre e keni ekstremist të majtë, autokratë, dhe brenda kemi njerëz të ekstremeve të ndryshme. Që nuk qëndrojnë bashkë”.

”Nuk qëndrojnë në mënyrë artificiale gjërat me një thes. Duhet të ketë një kauzë fisnike për qëndruar bashkë”, tha Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera