Lajme

Hoti: Sot janë kryer pagesat prej 130 euro për 27 mijë e 572 familje

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 10 August 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se tashmë janë vendosur pagesat prej 130 euro për muajt maj dhe Qershor për 27 mijë e 572 familje.

Hoti ka thënë se tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga e mërkura, shkruan gazeta inFokus.

“🟢 Sot janë kryer pagesat për 27,572 familje! 🙏

-Advertisement-

Nga 130 euro për muajt Maj dhe Qershor janë ndarë për 27,572 familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar! Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht nëpër zyra postare, afër vendbanimeve dhe duke respektuar udhëzimet për mbrojtje nga #COVID19.

🇽🇰 #vendosemasken 😷”, shkruan Hoti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera