Hoti: Sot, është cenuar rendi kushtetues i Kosovës në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 06 October 2023
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se sot, në Kuvendin e Kosovës është cenuar rendi kushtetues, pasi siç tha ai, kryeministri dhe anëtarët e qeverisë refuzuan të përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve.
Hoti thotë se ky veprim është sulm ndaj ndarjes së pushteteve dhe hierarkisë kushtetuese të institucioneve, transmeton Klankosova.tv.
“Sot, në Kuvendin e Kosovës është cenuar rendi kushtetues i Kosovës: kryeministri dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve, duke i kushtëzuar deputetët me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.
“E vërtetë është se një pjesë e opozitës, pa e përfshirë LDK-në, nuk po i voton këto marrëveshje, por kjo nuk i jep të drejtë Qeverisë të shantazhojë deputetët. Përgjegjësinë politike e marrin ato grupe parlamentare dhe deputetë që nuk po votojnë. Por, askush nuk mund të detyrojë e shantazhojë ata se si të sillen në Kuvend. Mandati i deputetit është i lirë dhe i pakushtëzuar”.
“Fatkeqësisht, ky veprim është sulm ndaj ndarjes së pushteteve dhe hierarkisë kushtetuese të institucioneve. Ky lloj shntazhi ndaj deputetëve është diktaturë hibride në sisteme demokratike”.
“Është fatkeqe për demokracinë tonë që përjetojmë situata të tilla, ku deputetët e mazhorancës bëhen pjesë e kësaj maskarade parlamentate”.
Në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit nuk e kryen detyrën e tij për të siguruar mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit dhe sjelljen kushtetuese të anëtarëve të Qeverisë në seancat parlamentare.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...