Hoti: S’mund ta lëmë Kosovën në duart e atyre që kanë probleme me personalitet
Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 30 May 2017
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të martën në Gjilan se nuk mund ta lëmë Kosovën në duart e atyre që kanë probleme me personalitet.
“Ne do të merremi me temat më të mëdha që i ka shteti dhe shoqëria. Nuk mund ta lëmë Kosovën peng të disave që kanë probleme me personalitetin e tyre. Do t’i zgjidhim problemet e papunësisë, do t’i liberalizojmë vizat, do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin dhe do ta integrojmë vendin në familjen evropiane”, ka thënë Hoti në një bashkëbisedim me rininë gjilanase.
“Jam shumë i nderuar që gjendem në këtë mes me të rinj e të reja. Është tryeza e gjashtë që e mbajmë me rini gjithandej Kosovës dhe kudo që shkojmë po hasim në një entuziazëm që të bëjmë të sigurt fitoren e 11 qershorit. Jemi bërë bashkë themeluesit e LDK-së dhe Brezi i Republikës”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se jemi të vendosur që më 11 qershor të ndërrojmë gjendjen në Kosovë, jo pse ngarendim për të marrë poste sikur të tjerët që ngarendin me dekada, por për t’u siguruar se ne i adresojmë problemet e qytetarit maksimalisht brenda kufizimeve që i kemi.
“Si asnjëherë më parë në kemi zhvendosur krejt kursin publik tek problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët. Jemi munduar që qytetarëve t’u tregojmë se si do t’i zgjidhim problemet, si do të ofrojmë arsim cilësor, që pas kryerjes së studimeve të futeni në tregun e punës, si do t’i përmirësojmë shërbimet shëndetësore, si do t’i rritim pensionet, si do të sigurohemi që buxheti do të shpenzohet si duhet”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, këto janë premtime të bazuara. “Nëse dikush do ta bëjë ndryshimin në këto zgjedhje, jeni ju rinia dhe në veçanti gratë që janë bazamenti i shoqërisë. Ju ftoj që më 11 qershor të dilni dhe të votoni, ndërsa deri atëherë të bisedoni me çdo të ri e të re, t’u tregoni atyre kush jemi ne, çfarë përfaqësojmë ne”, ka thënë kandidati i LDK-së për kryeministër.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se sot dhe nesër keni me u bind që LDK-ja ka njerëzit më të mirë afër vetës. “Ne kemi bërë veprime të cilat nuk duhet harruar asnjëherë. Veprimi i fundit kur ne nënshkruam koalicionin me partnerët qeverisës dhe brenda 3 orëve ne larguam kandidatin e PDK-së prej nominimit”, ka thënë Haziri.
Ai ka shtuar se ish-kryetarin e PDK-së para dy viteve, njësoj me kryetarin aktual, e kanë detyruar të heqë dorë nga posti i kryeministrit.
“Vendi ynë ka nevojë për zhvillim, jo për trimëri dhe certifikata të veteranëve të luftës, as për medalje. Ne kemi nevojë për sundim të ligjit rend dhe rregull. Ne jemi të durueshëm deri në atë masë sa themi se është bërë boll më”, ka thënë Haziri.
Të tjera
-
Pritje deri në dy orë te Dheu i Bardhë
Deri në dy orë po presin qytetarët të hyjnë në Kosovë tek pika kufitare D...
-
Aleanca e lanson programin edhe në të lexuarin Braille, gjithëpërfshirja pa dallim!
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po dëshmon të martën para një gjykat...
-
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të shkëlqyer
Sot, zëvendës komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kolonel ...
-
Regjisori turk planifikon film për Faton Hajrizin
Për Faton Hajrizin, i cili mori shumë vëmendje me ngjarjet e tij, në veçanti ...
-
Një pjesë e Ferizajt pa rrymë, KEDS-i thotë se ka mbingarkesë, kërkon nga qytetarët ta kursejnë rrymën
Qyteti i Ferizajt po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike. ...
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Gjykata Federale ka ndaluar dy deportime të kriminelëve në javët e fundit. Në...
-
PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe
Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP...
-
Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, i flet edhe për Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin rus në Serbi, ...
-
Raportohet për zjạrr në ashenshorin e Kullës Eifel, evakuohen turistët
Është raportuar për zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, ku më pas janë evakuu...
-
Moscertifikimi nga KQZ- Lista Serbe ka 48 orë kohë të ankohet në PZAP, nëse rrëzohet rasti shkon në Supreme
Lista Serbe dje nuk u certifikua nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shk...
-
Djali i Fadil Fazliut: Të presim në Kosovën heroike që ti i dhe aq shumë nga vetja jote
Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut, që nga arrestimi i babit të tij i c...