Lajme

Hoti: Situata e pasigurisë është si rezultat i mosveprimit të qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 14 Gusht 2022

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë si rezultat i mosveprimit të qeverisë.

Hoti tha se një qeverisje e motivuar për punë do të duhej të ishte komunikuese me parterët social për t’i evituar problemet me të cilat po përballemi dhe jo të jetë e shtyer nga populizmat.

“Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon. Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social, do t’i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët” – tha Hoti.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy