Hoti: Shteti të ndihmoj ndërmarrjet publike
Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 19 May 2018
Jo vetëm punëtorët e sektorit privat po kanë problem me paga.
Viti 2018 nisi me probleme të tilla edhe në ndërmarrjet publike në vend.
Fillimisht ‘Posta e Kosovës’ e së fundi edhe Trainkos’ u gjetën në të njëjtën pozitë.
Të premten punëtorët e kësaj të fundit ndaluan punën. Ata protestuan për një orë si shenjë pakënaqësie për mos marrjen e page të prillit ndërsa paralajmëruan se të tilla protesta do të përdorin edhe në vazhdim.
Njohësi i çështjëve të BE-së, Agron Hoti, ka thënë për Infokusin se situate e njëjtë më Trainkos paraqitet edhe në shtetet e rajonit pasi hekurudhat shfrytëzohen shumë pak dhe hekurudhat andaj kanë probleme në gjenerimin e te hyrave.
‘Hekurudhat në tërë Ballkanin janë në krizë të madhe. Kjo sepse nuk janë rentabile për momentin. Që do të thotë se ka tepër pak udhëtarë dhe mallra që barten përmes hekurudhave si në Kosovë ashtu dhe në rajon. Me një fjalë hekurudhat nuk gjenerojnë të hyra, të cilat pastaj do të zhvillonin këtë mega sektor transporti. Dhe duke qenë në gjendje të tillë trainkosi nuk ka para për të paguar të ardhura’, ka thënë Hoti.
Duke përmendur përpjekjet e Qeverisë s Kosovës për modernizimin e hekurudhave, Hoti ka thënë se mungesa e të hyrave në këtë sektor është dërmuese.
‘Sigurisht që menaxhimi duhet të përmirësohet në të gjitha dimensionet e tij. Ama mungesa e të hyrave është dërmuese për këtë sektor. Qeveria e Kosovës është duke u përpjekur që ta modernizojë infrastrukturën hekurudhore. Në këtë drejtim ka marrë kredi nga dy banka evropiane për modernizimin e linjës hekurudhore veri-jug, pastaj ka plane për hekurudhën Prishtinë-Aeroport, etj. Gjithsesi, hekurudha Prishtinë-Prizren mbetet e vdekur për momentin dhe këtu duhet investime. Në kuadër të Agjendës së Konektivitetit të proklamuar në Procesin e Berlinit parashikohet që tërë Ballkani, përfshirë Kosovën ta zhvillojë dhe modernizojë infrastrukturën sipas standardeve ndërkombëtare në të gjitha dimensionet e mundshme. Këto mega projekte do të financohen nga fondet e vendeve përfituese, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe grante të BE-së. Pra, ka lëvizje pozitive por që marrin kohë. Qeveria e Kosovës në përputhje me Agjendën e Konektivitetit të Procesit të Berlinit ka hartuar listën e projekteve prioritare për infrastrukturën rrugore, hekurudhore, energjetike, mjedisore dhe sociale në vlerë prej mbi 4 miliardë EUR, pra këto mega-projekte pritet të financohen ndër vite sipas mënyrës së lartpërmendur, ka thënë ai.
Hoti ka shtuar se shteti duhet të jap subvencione për mbijetesën e ndërmarrjeve publike deri në vetëqëndrueshmërinë financiare të tyre.
‘Pra, në këto projeksione hyjnë edhe hekurudhat por që këto projekte sigurisht që marrin kohë deri sa të kryhen. Dhe gjendjen e trainkosit dhe hekurudhave të Kosovës e besa edhe të rajonit duhet parë nga kjo perspektivë. Kur sektori është i pazhvilluar atëherë edhe ndërmarrjet që operojnë janë joprofitabile dhe këtu shteti duhet të jep subvencione për mbijetesën e këtyre ndërmarrjeve publike derisa ky sektor të bëhet i vetëqëndrueshem financiarisht. Por mangësitë në menaxhim janë pjesë integrale e pothuaj të gjitha ndërmarrjeve publike e besa edhe private në Kosovë.’, ka përfunduar Hoti./INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...