Lajme

Hoti: Shteti i Kosovës është në kaos institucional

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 14 March 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova ndodhet në kaos institucional.

“Janë ngatërruar rolet. Shteti i Kosovës është në kaos institucional”, ka thënë Hoti përmes Facebook.

Ai përmes postimit kritikoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

-Advertisement-

“Kryetari i Kuvendit merret me mundësitë për investime në teknologji informative në Japoni, ndërkohë Kuvendi është në kaos me 13 seanca të hapura nga viti i kaluar, me KQZ-në e bllokuar, me plot borde e trupa të pa kompletuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera