Lajme

Hoti: Shqetësuese të dëgjosh që KEK ka rritur fitimet, atëherë pse është rritur dy herë çmimi i energjisë?

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 26 April 2023

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit, shkruan Gazeta Infokus.

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, thotë se është shqetësuese ta dëgjosh nga mazhoranca se KEK-u ka realizuar fitim në vitin 2022 për 61% më të lartë se vitin paraprak.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka  pyetur se pse është rritur dy herë çmimi i energjisë.

-Advertisement-

“Shqetësuese ta dëgjosh nga mazhoranca se KEK-u ka realizuar fitim në vitin 2022 për 61% më të lartë se vitin paraprak. Unë pyes: pse është rritur dy herë çmimi i energjisë?!Për të rritur fitimet e KEK-ut?!Normalisht, çmimi i energjisë që caktohet nga ZRrE-ja duhet të mbulojë shpenzimet e operimit dhe investimet e nevojshme nga ndërmarrjet e energjisë, e jo fitimet e tyre”, ka shkruar Hoti./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera