Hoti: Serbia s’po e respekton marrëveshjen për personat e zhdukur
Autori: Gazeta inFokus
09:31 | 14 August 2023
Për çështjen e të pagjeturve kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur po kërkon që të hapen arkivat nga Beogradi. Kurse, Bajram Qerkini drejtuesi i shoqatës “Zëri i Prindërve” ka propozuar që shteti ti vendos kushte Bashkësisë Ndërkombëtare për këtë çështje.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur Andin Hoti po kërkon të hapen arkivat në Beograd.
Ai thotë se në mungesë të informacioneve po e kanë të vështirë edhe pse po vazhdojnë punën
“Qeveria e Kosovës e ka policinë, institutin e mjekësisë ligjore dhe e ka komisionin por ne pa pasur informacione kot punojmë. Ne nuk po ndalemi. Gërmimet janë duke ndodhur vetëm brenda këtij viti i kemi pasur 8 gërmime, dërgimi i mostrave në Hagë. Jemi 24 vjet dhe shumë prej dëshmitarëve o kanë vdekur o janë më moshë të caktuar që nuk po japin informacion. Çdo ditë e më shumë po vështirësohet zbardhja e fatit të të pagjeturve. Prandaj ne po kërkojmë në mënyrë urgjente që Beogradi ti hapë arkivat e saj sepse çdo ditë e më shumë po pakohen informacionet sepse janë 24 vjet pas. Shpresa e mëdha janë arkivat ne Beograd. Përndryshe çdo ditë e më shumë do ta kemi sfiduese zbardhjen e personave të zhdukur”, ka thënë Hoti
Çështja e ta pagjeturve ka qenë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. E për këtë në kryeqendrën evropiane u miratua edhe një deklaratë me 5 maj të këtij viti.
Por Hoti po thotë që kjo deklaratë nuk po zbatohet.
“Në vitin 2021 familjarët e personave të zhdukur kanë kërkuar që ky proces të kalojë në Bruksel për shkak që procesi ka ngelur. Me 5 maj të këtij viti Serbia dhe Kosova kanë miratuar deklaratën e personave të zhdukur nën mbështetje të Brukselit të Lajçak dhe Borrell. Prej atëherë nuk ka ndodhur zbatimin e kësaj deklarate dhe aludojë që nga ngjarjet në veri Brukseli nuk ka pasur kohë të merret me neve. Është Serbia ajo që duhet të zbatojë kërkesat tona dhe një nga kërkesat tona është ajo e 1 qershorit për dhënien e disa prej arkivave që i kam kërkuar te Vuçiq por është Brukseli ajo që duhet të bëjë trusni përmes komisionit në mos zbatimin e këtyre kërkesave. Ligji për persona të zhdukur ekziston që nga viti 2011. Kërkesat e familjarëve janë e drejta e pensionit, të kenë të drejta në arsim, shëndetësi, në ujë dhe që nuk janë të përfshira në këtë ligj. Brenda shtatorit-tetorit ky ligj do të përfundojë dhe do të kemi ligjin për persona të zhdukur”, ka thënë Hoti.
E Bajram Qerkini, drejtuesi i shoqatës “Zëri i Prindërve”, thotë se Kosova duhet ti vendos kushte bashkësisë ndërkombëtare se nuk mund të ketë dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Në Bruksel është premtuar që çështja e personave të pagjetur do të bëhet prioritare ku është thënë nga qeveria e Kosovës. Megjithatë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka stagnuar për shkak se politika i luan disa lojëra që mjerisht ne familjarët jemi në ankth qe 25 vjet. Të gjitha takimet ne Bruksel është premtuar se kjo çështje është prioritare por qeveria e tashme nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim. Duhet tu qitet kushtet bashkësisë se nuk duhet të ketë dialog pa zbardhjen e fatit të pagjeturve. Mjerisht ka stagnuar çështja e personave të pagjetur. Qe 5 vjet luhet kjo lojë për një ligj që është i gatshëm dhe dy herë ka shkuar në komision”, shprehet Çerkini për TëVë1.
Tash e 24 vjet mbi 1600 persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur, e që ende nuk dihet për zbardhjen e fatit të tyre.
Ndërkohë brenda këtij viti me gërmime do të vazhdohet në Lybeniç, Bishtazhin, Kamenicë dhe Podujevë.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...


































