Hoti: Serbia nuk po jep informacione për vendndodhjen e personave të zhdukur
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 06 February 2023
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona te Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se Serbia nuk po jep informacione për vendndodhjen e personave te zhdukur. Ai ka folur në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut ku ka thënë se nuk duhet të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë pa qenë primare aty çështja e personave të zhdukur.
“Nuk mendoj që duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë në asnjë formë pa qenë primare pa qenë e trajtuar shumë seriozisht çështja e personave të zhdukur në këtë marrëveshje. Nuk do të duhej të arrihej një marrëveshje e tillë finale pa çështjen e personave të zhdukur”,’ ka thënë Hoti.
“Serbia ka hezituar me dhënë informacione dhe ne gati nuk kemi asnjë informacion prej Serbisë sidomos gjatë këtyre dy viteve te fundit, për vendndodhjen e personave të zhdukur”, ka thënë ai.
Ai ka bërë te ditur se gjatë vitit 2022 delegacioni i Kosovës ka zhvilluar 11 takime rajonale dhe 7 me palën serbe.
Ai ka thënë se kërkojnë të qasen ne regjionin e Rashkës dhe Novi Pazarit, gjithashtu ka bërë te ditur se kanë kërkuar mundësinë e rikthimit në Batajnicë dhe Peruqas.
Ndërsa lidhur me Projektligjin për persona të zhdukur, Hoti ka thënë se familjarët kërkojnë të drejtën e pensionit.
“Ne kemi themeluar grupin punues dhe jemi në fazën ku preket me një pikë një ligj tjetër që është ligji për pensione. Njëra prej kërkesave të familjarëve është e drejta e pensionit. Ligji për persona të zhdukur nuk i parasheh pensionet, benifitet në fakt, sepse ligji rregullon punën e komisionit dhe nuk parasheh anën financiare.
Për këtë ai ka thënë se për këtë kanë themeluar një grup punues i cili deri tani ta mbajtur dy takime.
Ndërsa Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues të familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë ka kritikuar të gjitha qeveritë deri tani sipas tij për mos angazhim për të drejtat e familjarëve të personave të zhdukur.
“Është shkelur cdo e drejte e familjarit, qofte te zhdukurve, qofte të vrarëve, qoftë e veteranëve, sepse me 170’euro nuk bëhët jetë, nuk shkollohen femijë. Familjarët janë në ankth, në pritje për më te dashurit e tyre, edhe po tu japësh miliona nuk do te jenë të kënaqur”, ka thënë ai. /KP
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...