Hoti: Serbia nuk do zbatim të deklaratës për të zhdukurit
Autori: Gazeta inFokus
14:12 | 29 Nëntor 2024
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se Serbia është ajo që nuk dëshiron zbatim të deklaratës për personat e zhdukur e jo Kosova e cila, siç thekson ai, veçse ka nisur zbatimin e kësaj deklarate njëanshëm.
Reagimi i Hotit, pasoi deklaratën e zëdhënësit Peter Stano i cili ka thënë se zbatimi i Deklaratës për të Zhdukurit do të ndodhë vetëm kur palët të bien dakord për Komisionin e përbashkët.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti tha se Komisioni i përbashkët nuk është formuar për shkak të një drafti që është dashur të formohet e të cilit Serbia po tenton t’ia bashkëngjis një letër aneks në të cilën theksohet se UNMIK do të jetë pjesë e Kosovës dhe ku zhvlerësohet fuqia e Komisionit të përbashkët.
“Serbia ka dërguar komente shtesë sepse ajo tenton ne çdo lloj forme me zvarrite sa me shume procesin qe mos me nis zbatimi i deklaratës që do duhej të mbikëqyrej prej BE-së…Tani jemi në këtë situate të re kur Serbia ka kërkuar në një forme që komisioni i përbashkët mos me pas fuqinë që do duhej ta kishte për çka edhe ne kemi shkuar në BE….ne jemi shku atje që BE-ja me mbikëqyrur punën tonë… dhe me ndërhy ne punën tonë kur nuk gjejmë dakordim . Ndërkaq ajo (Serbia) tash po thotë që në bazë të një letër aneks që po duan ta formojnë ta theksojnë se komisioni i përbashkët nuk e zëvendëson apo nuk ka rol me të fuqishëm se sa ata që kanë pasur deri me tani. Dhe ajo çka është me rënda për ne pavarësisht që ky draft nuk është final që ata po tentojnë ta theksojnë prapë që UNMIK-u do të jetë pjesë e Kosovës. Ata s’po duan vetëm mos me zbatu deklaratën por po duan me na kthy edhe para shpalljes së pavarësisë, kjo është absurde.”, tha Hoti për RTV21
Ai tha se janë në pritje të BE-së se si do të veprojw pwr këtë çështje dhe se trajtimin e çështjes së të zhdukurve do të kërkojnë sërish edhe në takimin e 17 dhjetorit të kryenegociatorëve në Bruksel.
“Lajcak na ka dërguar një draft të kësaj dhe në bazë të këtij drafti UNIMK-u do të jetë pjesë e jona. Ne kemi dërguar komentet tona edhe në takimin e fundit të kryenegociatorëve në Bruksel dhe po presim se çka do të ndodh dhe si do ndërhyjë BE-ja në eleminimin sepse duhet te eliminohet ky dokument…Si Andin jam i zhgënjyer me BE-në. Vetë fakti që po e pranon këtë dokument që po e zhvlerëson rolin e BE-së është një dëshpërim” , tha Hoti.
Hoti tutje shtoi se faktori ndërkombëtar duhet ta kushtëzojë Serbinë në çfarëdo formë për hapjen e arkivave.
Ai bëri të ditur se aktualisht gërmime për të pagjeturit po bëhen vetëm në Korishë të Prizrenit dhe se vetëm gjatë këtij vitit në Kosovës janë trajtuar mbi 20 lokacione.
Sipas tij gërmimet në Serbi kanë qenë zero derisa shto se kanë kërkuar rikthimin në Batajnicë sepse kanë dyshime për gjetjen të mbi 80 personave por që ende s’kanë marrë një përgjigje pozitive nga Serbia.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...

































