Lajme

Hoti: Rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 21 June 2018

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj dhe jo me vendim arbitrar të Qeverisë, pasi kjo përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit.

Duke përkujtuar se rritja e pagave është e rregulluar me ligjin e për financat publike, ku caktohet si dhe sa rriten çdo vit, Hoti thotë se çdo qasje tjetër është shkelje e këtij ligji.

“Ky vendim bie ndesh me ligjin e buxhetit për 2018. Është vetëm Kuvendi i Kosovës ai që ka autoritetin të ndajë buxhetin për destinomë të caktuara. Përtej këtyre ndarjeve, çdo alokim tjetër është brenda limiteve të caktuara në ligjin e buxhetit dhe ligjin për financat publike. Ky vendim është bie ndesh me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, siç e ka përcaktuar në vendimin e saj Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur të interpretojë ligjin për konfliktin e interesit. Nuk mundet dikush të merr një vendim që e prek atë dhe vetëm personalisht, si dhe njerëzit të afërm me të”, shkruan Hoti

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera