Hoti: Roli i kreut të shtetit është minimizuar, nuk ka politikë të jashtme efektive

Autori: Gazeta inFokus
14:03 | 12 April 2022
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po flitet për politikën e jashtme, kritikoi udhëheqësit shtetërorë.
“Është konkluzion që shumica pajtohemi që në vitin e parë të qeverisjes nuk kishte politikë të jashtme efektive, sepse atë nuk e bëjnë ambasadat e objektet e ambasadave, por kryeministri, presidentja e ministrat. Politika nuk bëhet me ligjërata, por duke ndjekur këshillat e partnerëve strategjikë”, u shpreh Hoti.
Hoti kujtoi se gjatë këtij viti, Kosova nuk pati asnjë njohje të re.
“Ka mjaftuar 1 vit i qeverisjes që ne të spostohemi. Ky degradim është i pritshëm kur roli i kreut të shtetit është minimizuar. Kjo gjendje është e pritshme, kur kryeminsitri më shumë ligjëron për raportet Rusi – Serbi, se për Kosovën. Gjatë këtij viti nuk ishte asnjë njohje, asnjë anëtarësim, por kishte gabime të institucioneve. Shkarkimet e jashtme, ishin plan i hakmarrjeve politike. Marrëdhëniet me SHBA-në nuk janë në nivelin që kanë qenë e duhet të jenë”, u shpreh tutje deputeti Hoti.
Deputeti i LDK-së, po ashtu pyeti qeveritarët se “pse nuk po aplikojnë për Interpol”.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Hoti tha se “është degraduar”.
Hoti tha se ka “varfëri të politikës së jashtme”.
“Nuk ka asnjë lobim për promovim diplomatik e ekonomik. Krerët e shtetit i japin përparësi diskursit partiak, kjo nuk ka ndodhur më parë”, shtoi Hoti.

Të tjera
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...