Lajme

Hoti: Refuzim popullor nëse cenohet funksionaliteti i Republikës

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 26 May 2018

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar se çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme.

Hoti ka shkruar në facebook se Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që është bërë për paqe në rajon.

“Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme. Ata që po bëjnë negociata fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera