Hoti: Reformat në financat publike kanë ndikuar në rritjen ekonomike
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 17 June 2017
Ministri në detyrë i Financave Avdullah Hoti po merr pjesë në Samitin e ministrave të Financave, guvernatorëve të Bankave qendrore dhe drejtorëve të administratave tatimore të rajonit, me temën “Stabiliteti financiar rajonal në mjedisin global“, që po mbahet në Beçiq të Malit të Zi.
Në panelin e ministrave të Financave të rajonit, me temën “Prioritetet e reja – Rritja më e shpejtë ekonomike me financa të shëndetshme publike dhe borxh më të ulët publik”, Hoti theksoi se për Kosovën dhe Malin e Zi, si dy vendet e vetme të rajonit që kanë zgjedhur euron si valutë të tyre, tema e këtij paneli është edhe më e rëndësishme për shkak të fushëveprimit të kufizuar për të korrigjuar gabimet në menaxhimin e financave publike nëpërmjet masave monetare.
Ai tha se financat publike të shëndetshme dhe niveli i ulët i borxhit publik kanë efekt të menjëhershëm në pasigurinë ekonomike dhe në rritjen ekonomike. Hoti po ashtu theksoi nevojën për implementimin e reformave që e bëjnë të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore, si dhe adoptimin e politikave fiskale që ofrojnë stimuj për investime brenda sektorit privat.
Gjatë fjalimit të tij, Hoti tha se Kosova është shembull konkret se si reformat në financat publike kanë pasur ndikim të menjëhershëm në rritjen ekonomike, duke rezultuar me një përshpejtim të normës së rritjes nga 1.2% më 2014 në një mesatare prej 4% përgjatë 2015 dhe 2016.
Në këtë drejtim, ai bëri të ditur se përmirësimet kryesore në arkën e shtetit kanë rezultuar nga rënia e deficitit buxhetor dhe ngritja e të hyrave tatimore nga 21% në 24% të prodhimit të brendshëm bruto.
Sipas Hotit, ndikimi i përmirësimit të financave publike në rritjen ekonomike ka qenë i përcjellë me reforma për përmirësimin e ambientit biznesor, reflektuar edhe me ngritjen e rangimit të Kosovës në raportet e Bankës Botërore.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...