Lajme

Hoti reagon për vërshimet, kritikon qeverinë për veprime të vonuara

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 21 November 2022

Për shkak të vërshimeve që rezultuan pas reshjeve të mëdha të shiut dhe dëmet konsekuente në fshatra dhe qytete të Kosovës, ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti tha se ndonëse reshjet janë paralajmëruar me kohë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, veprimet e nevojshme nga institucionet përgjegjëse do të duhej të ishin ndërmarrë paraprakisht.

Reagimi i plotë i Hotit:

-Advertisement-

Për shkak të reshjeve, janë shkaktuar dëme në disa qytete dhe fshatra të Kosovës. Rreziku ende nuk ka kaluar. Kosova, në “regjimet e kaluara, gjatë 20 viteve të fundit”, e ka ndërtuar sistemin për reagim në situata të tilla.

Reshjet janë paralajmëruar me kohë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe, rrjedhimisht, do të duhej të ishin ndërmarrë veprimet e nevojshme nga institucionet përgjegjëse.

Të gjithë akterët duhet të jenë në teren në gatishmëri për të vepruar në rast nevoje, si dhe për të riparuar dëmet në infrastrukturë dhe për të ndihmuar menjëherë rastet më në nevojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera