Hoti reagon ashpër për ndërhyrjen e Beogradit në votat boshnjake
Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 21 February 2021
Në këto zgjedhje parlamentare, partitë boshnjake morën shtatë mijë vota më shumë se herën e kaluar.
Kjo madje, edhe në zonat ku nuk ka fare banorë të këtij komuniteti.
Ky fakt solli në dyshimet se Lista Serbe ka ndërhyrë në procesin zgjedhor për ulëset e garantuara, në mënyrë që t’i kontrollojë rreth dy të tretat e deputetëve të pakicave.
Cak i akuzave është iniciativa e Adriana Hoxhiq e cila po thuhet se është ndihmuar nga votat e serbëve të Kosovës. Një grup prej 49 organizatave të sektorit civil të boshnjakëve të Kosovës ka reaguar duke thënë se nuk e pranojnë rezultatin.
”U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që t’i adresojnë seriozisht këto fenomene antikushtetuese dhe të anulojnë mandatet e paligjshme sepse ato janë në kundërshtim me garancitë e përfshira në Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.
Këtë ndërhyrje e quan të paprecedentë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili tha se subjektet shqiptare asnjëherë nuk kanë pasur tendencë të ndërhyjnë në zgjedhjen e përfaqësuesve të komuniteteve.
Në një përgjigje për Klan Kosovën, ky tha se institucionet përkatëse dhe monitoruesit vendorë e ndërkombëtarë duhet ta trajtojnë këtë çështje.
”Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë duhet të jenë të zgjedhur nga komunitetet përkatëse pa asnjë ndërhyrje, siç ka qenë në legjislaturat paraprake dhe siç e përcakton fryma e kushtetutës. Ndërhyrja që duket qartë se ka ndodhur në këto zgjedhje është e papranueshme, sepse bie ndesh me parimet dhe frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Hoti.
Nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës thanë se po presin certifikimin e rezultateve zgjedhore të 14 shkurtit që t’i adresojnë edhe reagimet e tyre.
Të tjera
-
19 persona pretendojnë se janë viktima të Thaçit e të tjerëve, këto janë rastet për të cilat flasin ata
Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave që funksionon në kuadër të Gjykatës Special...
-
Lajçak: Kurtit i duhet pak kohë të njihet me dialogun, BE dhe SHBA presin që dialogu të vazhdojë së shpejti
Përfaqësuesi i Posaçёm i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të ...
-
Haziri: Gjilani në javën e fundit shënon rritje drastike të infeksionit me COVID-19
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se në këtë komunë në javë...
-
Abbott: Britania ndan pikëpamjet e njëjta me Lajçak dhe Kurtin për dialogun
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, po ndjehet i kënaqur se viz...
-
Mali i Zi furnizohen edhe me 30 mijë vaksina anti-COVID
Autoritetet e Malit të Zi, të mërkurën, kanë pranuar një kontingjent prej 30 ...
-
Gurë në rrugë dhe njerëz të tmerruar, kështu u përjetua tërmeti i fuqishëm në Greqi
Tërmeti i fortë në Greqi, kryesisht në zonën e Larisës ka bërë që njerëzit të...
-
Bie importi nga Serbia, veç në janar e shkurt mbi 40 milionë euro më pak
Zëdhënës i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci në një intervistë ka thënë s...
-
Derivatet në Kosovë do të shtrenjtohen ditëve në vijim
Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të çmimit të derivateve, e rritje ...
-
Del nga koma 3 vjeçari i cili u lëndua tek Fakulteti Teknik në Prishtinë
3 vjeçari i cili pësoi lëndime të rënda trupore ditë më parë afër Fakultetit ...
-
Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit
Kryetari i VV’së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidat...
-
Kurti: LDK’së i ka mbetë veç edhe me e bo Ismet Beqirin kryetar të Forumit Rinor
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje,...
-
Policia në Pejë kap hajnin që vidhte dru me Golf, i njëjti ishte i dënuar me burg 1 vit e 6 muaj
Policia e Kosovës – Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), me datën 03.03.2021...