Lajme

Hoti, qeverisë: Hiqni barrikadat bashkë me KFOR-in, mos përmendi luftë

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 28 December 2022

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë katër opsione lidhur me situatën e krijuar me barrikadat, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar nga qeveria që barrikadat të i largojnë në bashkëpunim me KFOR-in.

“Veprimet që nxjerrin Kosovën nga kjo kurthë e Serbisë: 1. Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.  2. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi. 3. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.  4. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë”, ka shkruar Hoti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera