Lajme

Hoti: Qeveria Kurti po mashtron lidhur me furnizimin e fëmijëve me libra

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 21 August 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Qeveria është duke mashtruar me furnizimin me libra të fëmijëve nga klasa e parë deri në të nëntën.

Përmes një postimi në Facebook Hoti ka paraqitur fakte për të cilat thotë se tregojnë se që Ministria e Arsimit e kishte planifikuar blerjen e librave përmes procedurave të prokurimit dhe jo në formën e subvencionimit siç po bëhet tani.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Mashtrimet e Qeverisë Kurti lidhur me librat e nxënësve të klasave 1-9

Subvencionimi i prindërve për blerjen e librave nuk është zgjidhja më e mirë as për buxhetin e shtetit dhe as për prindërit e nxënësit. Përcaktimi për këtë formë të furnizimit me libra nuk ka qenë asnjëherë politikë e Qeverisë Kurti. Kjo është imponuar për shkak të dështimit të Qeverisë në kryerjen e prokurimit për blerjen e librave direkt nga shtëpitë botuese në dy vitet e fundit.

Kjo dëshmohet nga plani i prokurimit për 2024, të cilin MASHT e ka dorëzuar në AQP më 19 janar 2024. Shihni tabelën në rreshtin me ngjyrë të kuqe: “Blerja e librave për klasat 1-9 për vitin 2024/25”. Për këtë qëllim janë paraparë 9.47 mil. euro për të blerë 3.2 mil. copë libra, me çmim mesatar prej 3 euro për libër. Ky aktivitet i prokurimit është paraparë të fillojë më datë 28.06.2024.

Çdokush me dije elementare ekonomike e di se blerja e mallrave me shumicë kushton më lirë se blerja me pakicë. Dallimi përcaktohet nga marzha e fitimit e shitësve me pakicë. Në dy vitet e fundit, Qeveria Kurti ka kaluar në blerjen me pakicë. Kështu që, buxhetit të shtetit dhe familjeve po u kushtojnë disa milionë më shtrenjtë librat e nxënësve.

Argumenti se po kursehet buxheti duke mos paguar shtëpitë botuese drejtpërdrejt nga buxheti është mashtrim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera