Lajme

Hoti: Qeveria Kurti ka shkaktuar pasoja për shtetin dhe secilën familje,Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 23 September 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se strukturat e partisë në disa nëndegë në Rahovec janë mbledhur dhe kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai thotë se qeverisja aktuale ka shkaktuar pasoja për shtetin dhe secilën familje, ndërsa thotë se Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme.

“Diskutimet tona në përgatitje për procesin demokratik të 9 shkurtit 2025 të kthimit të qeverisjes së mbarë dhe euro-atlantike në Kosovë i vazhduam edhe në Krushë të Madhe me strukturat e nëndegëve: Celinë, Hoqë e Vogël, Brestoc dhe Nagavc”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

“Të gjithë janë të vetdijshëm për pasojat për shtetin e Kosovës dhe secilën familje nga qeverisja e këtij 4-vjeçari. Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme, profesionale, euro-atlantike”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera