Hoti: Qeveria Kurti ka bllokuar projektet e komunave, duke mos ua bartuar mjetet vetanake
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 07 May 2023
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit është dëmtuar nga reshjet në janar 2021.
Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” ka publikuar disa foto nga atje ku thotë se, Qeveria nuk ka marrë asnjë veprim deri më tani, teksa ka bërë thirrje për trajtim të menjëhershëm.
Sipas Hotit, Qeveria Kurti nuk i ka prioritet projektet e komunave.
“Për më tepër, jo vetëm që nuk i shpenzon mjetet e veta, por qeveria i ka bllokuar edhe shumë projekte të komunave duke mos ua bartuar mjetet vetanake”, shkroi Hoti.
Shkrimi i plotë:
Ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit është dëmtuar nga reshjet në janar 2021. Sipas komisionit të Ministrisë së Infrastrukturës, ura paraqet rrezik për qarkullim.
Bashkë me deputetin z. Driton Selmanaj dhe anëtarët e degës së LDK-së në Gjakovë pamë se asnjë veprim nuk është ndërmarrë deri më sot. Para se të jetë vonë edhe një herë bëj thirrje të trajtohet me prioritet ky rast.
Është e pakuptueshme bllokada e projekteve kapitale në gjithë Kosovën: autostrada për Gjilan, rruga për Podujevë, rruga për Mitrovicë, rruga për Gjakovë, rruga Xërxë-Rahovec e shumë projekte të tjera.
Dëmet për qytetarë dhe për ekonominë nga vonesa në këto projekte të mëdha janë së paku tri herë më të mëdha se kostoja e këtyre projekteve, një shifër që shkon në 1 miliard euro.
Tanimë është e qartë se kjo qeveri nuk i ka prioritet këto projekte dhe nuk do t’i kryejë në mandatin e mbetur prej një viti e gjysmë. Kjo shihet edhe nga raporti i buxhetit për periudhën janar-mars 2023, ku pothuajse të gjitha projektet kapitale janë me shpenzime zero.
Për më tepër, jo vetëm që nuk i shpenzon mjetet e veta, por qeveria i ka bllokuar edhe shumë projekte të komunave duke mos ua bartuar mjetet vetanake.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...