Lajme

Hoti: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga LDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 04 October 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh i bindur se Qeveria e ardhshme do udhëhiqet nga LDK-ja.Sipas Hotit, partia e tij ka për synim shtetndërtimin e Kosovës, teksa shtoi se qytetarët e vendit tanimë kanë besim të plotë ndaj LDK-së.

“Gati me siguri të plotë flasim që Qeveria e ardhshme do jetë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Mënyra se si bëjmë politikë ne, shpesh marrim kosto mbi vete për hir të proceseve, për rëndësinë që kanë ato procese dhe shtetndërtimin e Kosovës. Me kalimin e kohës kjo gjë po reflektohet në besimin e qytetarëve ndaj LDK-së”, tha Hoti në emisionin “Këndi i Debatit”.Ndërkaq, edhe kohë më parë, Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shteti i Kosovës nuk do ketë normalitet në qoftë se LDK-ja nuk do të jetë në pushtet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera