Lajme

Hoti: Qendrat e vaksinimit duhet të punojnë edhe në vikend

Autori: L Abazi 12:10 | 19 June 2021

Gazeta inFokus ka raportuar se qytetarë nga Peja e Vushtrria janë ankuar se edhe përkundër faktit që këtë të shtunë kanë termin për marrjen e dozës së dytë të vaksinës antiCovid, kur kanë shkuar te qendrat e vaksinimit, kanë parë se këto qendra nuk punojnë të shtunën e as të dielën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka mohuar një gjë të tillë.

Ai për Gazetën inFokus ka thënë se qendrat e vaksinimit duhet të punojnë çdo ditë derisa sa ka mjaftueshëm vaksina.

-Advertisement-

“Qendrat për vaksinim janë të hapura, punojnë edhe në vikend. Kushdo qe ka terminin për ta marrë vaksinën, nëse sistemi ja ka gjeneru që vaksinën e ka sot ai ka me marr sot, është automatike nuk varet nga individët. Ne në fund të ditës i marrim raportet dhe deri tani me gjitha raportet që i kemi marr në 30 komuna qytetarët e Kosovës janë vaksinuar”, ka thënë Hoti.

Ndër të tjera ai ka thënë se nuk ka ndonjë paralëjmërrin se ndonjë komunë nuk ëshët duke vaksinuar.

“Nuk kemi paralajmërim se ndonjë komunë nuk po vaksinon, derisa ka vaksina”, ka thënë Faik Hoti për inFokus.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës. Ndërsa  16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera