Lajme

Hoti për subvencionimin për librat: Kanë dështuar negociatat për të lidhur kontratë me shtëpitë botuese

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 14 September 2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me subvencionimin për librat.

Ai tha se ky është shtatori i tretë që sipas tij, për shkak të kësaj qeverie, mësimi nuk fillon me kohë.

Sipas Hotit ky subvencionim është bërë për shkak se kanë dështuar negociatat për të lidhur kontratë me shtëpitë botuese, përcjell Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Është shtatori i tretë me këtë qeverisje që mësimi nuk fillon me kohë dhe me përgatitje, për fajin e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit. Kanë dështuar negociatat për të lidhur kontratë me shtëpisë botuese apo ku i bleni këto libra dhe keni kaluar në subvencionim të librave për prindër, në mënyrë që prindërit t’i blejnë”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera