Lajme

Hoti për Kurtin: Ata që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 17 September 2022

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit aktual, Albin Kurti për një luftë të mundshme në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se disa politikanë e përmendin luftën për të mbuluar dështimin.

“Disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflaconi i lartë e pakënaqësitë sociale”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai tha se nuk do të ketë luftë në Kosovë e as në rajon.

“Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon.

Asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendoj të nis luftë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s”, ka shkruar tutje Hoti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera