Lajme

Hoti për konferencën e Kurtit për tarifën: Nuk ishte vendim i qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 27 February 2020

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për herë të parë pas njoftimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme dhe të kushtëzuar të tarifës ndaj produkteve serbe.

Hoti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ajo që është prezantuar nga kryeministri i vendit “nuk është vendim i Qeverisë”.

“Vendimet e qeverisë merren në mbledhje të qeverisë, jo në konferencë për media”, ka deklaruar Hoti.

-Advertisement-

“Nuk mund të shkojë përpara asnjë vendim pa koordinim me partnerët qeverisës”, ka shtuar zëvendësi i Kurtit.

Hoti ka pranuar se nga Kurti është njoftuar paraprakisht për mbajtjen e konferencës për tarifën.

“Sot nuk ka qenë hera e vetme që kemi biseduar. Gjatë javës kemi biseduar disa herë, që të gjejmë zgjidhje, të pranueshme edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë, që të ecim përpara”, është shprehur Hoti.

Sipas tij, ajo çfarë u tha sot nga Kurti përbën vetëm “propozim të kryeministrit se si ai e sheh çështjen e tarifës dhe reciprocitetit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera