Hoti: Për dy vite kemi kaluar nga kriza në krizë, qeveria s’ka kapacitete për procese të rëndësishme
Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 13 December 2022
Avdullah Hoti, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në lidhje me situatën aktuale në veri të vendit, ka thënë se, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk ka kapacitetet për të ndërmarrë mbi sup proceset e rëndësishme.
Hoti ka shtuar se, përgjatë dy viteve të udhëheqjes së qeverisë nga ana e Kurtit, kemi kaluar nga njëra krizë në tjetrën deri në krizë totale tani në procesin e dialogut.
“Ne nuk diskutuam për politikën brenda vendit. Por gjatë këtyre dy viteve kemi kaluar nga njëra krizë në tjetrën deri në krizë totale tani në procesin e dialogut. Unë besoj atë që kam thënë vazhdimisht, në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ne kemi pasur një aksident politik me mbështetjen që ka marrë kjo qeveri. Unë besoj të ndërrojë sa më parë skena politike. Kjo qeveri nuk ka kapacitetet për të ndërmarrë mbi supe këto procese kaq të rëndësishme. Nuk ka notë kaluese”, ka thënë Hoti ndër tjerash.
Postimi i plotë:
Shpresoj që gjendja të mos përkeqësohet dhe veprimet që janë ndërmarrë në terren të kthehen mbrapa dhe qytetarët t’i rikthehen jetës normale. Situata atje është krijuar me direktiva të Beogradit duke shfrytëzuar një pjesë të komunitetit serb për qëllime të Beogradit. Unë shpresoj që autoritetet në Kosovë të ndërmarrin veprimet e nevojshme në bashkëpunim edhe me partnerët tanë.
Si mund të ndalohet përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës?
“Veprime të ngjashme ka pasur vazhdimisht nga ana e Beogradit. Në vitin 2012 apo në vitin 2013 kur është dialoguar në Bruksel. Me kalimin e viteve është fuqizuar roli i Beogradit mbi komunitetin serb, tani zyrtarët apo eksponentë të komunitetit serb janë plotësisht nën kontrollin e Beogradit. Personat përgjegjës në Kosovë të mos japin asnjë shkas për veprime që çojnë në eskalim të situatës në veri. Për çështjet që nuk janë shumë kapitale, ne nuk duhet të dëmtojmë arritjen e objektivave madhorë, normalizimi i marrëdhënieve. Qeveria e ka bërë të qartë që nga dita e parë që nuk e ka prioritet dialogun, por tashmë po e kupton që ajo është rruga e vetme për të zgjidhur çështjen”.
Deklarata e Vuçiç për 1 mijë ushtarë në Kosovë?
“Unë besoj që ajo është për retorikë për konsum të brendshëm në Serbi. Çdo politikan me pak mend në kokë e kupton që është një deklaratë që nuk pi ujë. Unë dua të shoh veprime me maturi nga Kosova, koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe përmes dialogut të zgjidhin çështjen. Çdo eskalim i situatës nënkupton aktivizim i Eulex dhe i KFOR për të ruajtur rendin atje. Ne duhet të ruajmë këto arritje që kemi bërë deri tani dhe të shohim përpara”.
Plani franko-gjerman?
“Është vështirë që tani të mendohet të arrihet shpejt një marrëveshje me atë që ka ndodhur në terren. Në veri nuk ka policë serbë, autoritetet lokale nuk funksionojnë, nuk ka institucione të rendit dhe të sigurisë. Situata është e rëndë në terren. Dialogu do të fokusohet te situata në terren, por dialogu nuk ka alternativë. Besoj se mësimin e kanë marrë të gjithë”.Dialog pa transparencë?
“Transparenca për dialogun deri tani pothuajse ka qenë zero. Liderët e opozitës janë ftuar zakonisht kur rrjedha e dialogut ka dalë nga normaliteti. Unë besoj se braktisja e kornizës së dialogut ku diskutohej vetëm për njohje reciproke dhe që marrëveshja do të duhej të arrihet vetëm në përputhje me kushtetutën. Besoj kjo e ka sjellë situatën këtu ku jemi”.
“Kosova nuk dialogon me Serbinë, por me ndërkombëtarët”
“Kosova dialogon me partnerët ndërkombëtarë. Ne marrim mbështetje nga ata dhe i qasemi dialogut. Nuk besoj se në dialog me Serbinë ne mund të arrijmë ndonjë gjë pa ndërkombëtarët. Ajo që kam bërë unë, ka qenë korniza e dialogut për marrëveshje përfundimtare me 11 pika”.
Pretekstet e Vuçiç
“Ne si Kosovë nuk mund ta imponojmë agjendën e dialogut, por ne mund të bëjmë koordinim të veprimeve tona shtetërore karshi Serbisë me partnerët ndërkombëtarë. Nëse ne nuk e bëjmë këtë, atëherë humbet fokusi nga njohja reciproke. Fatkeqësisht, gjatë kësaj periudhe qeveria ka ndërmarrë veprime të pakoordinuara me ndërkombëtarët”.
Një notë për qeverinë Kurti
“Ne nuk diskutuam për politikën brenda vendit. Por gjatë këtyre dy viteve kemi kaluar nga njëra krizë në tjetrën deri në krizë totale tani në procesin e dialogut. Unë besoj atë që kam thënë vazhdimisht, në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ne kemi pasur një aksident politik me mbështetjen që ka marrë kjo qeveri. Unë besoj të ndërrojë sa më parë skena politike. Kjo qeveri nuk ka kapacitetet për të ndërmarrë mbi supe këto procese kaq të rëndësishme. Nuk ka notë kaluese”.
Çfarë ditësh e presin Kosovën në vijim?
“Ndoshta ju nuk jeni mësuar me një retorikë të tillë në Tiranë, por ne jemi mësuar me një retorikë të tillë nga Beogradi. Unë pres që normaliteti të kthehet shpejt atje. Çfarë do mesazhi që vjen nga Beogradi dhe ndonjë retorikë e panevojshme që mund të vijë nga Prishtina, veç se mashtrojnë veten politikanët si në Kosovë, si në Serbi për eskalim të situatës atje. Janë përnarët tanë ndërkombëtarë që përfundimisht e garantojnë paqen dhe sigurinë në atë pjesë të vendit”
Të tjera
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...