Lajme

Hoti: PDK do të shkojë në opozitë, sepse është zgjidhja e vetme për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 03 June 2017

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Vushtrri se PDK do të shkojë në opozitë, sepse kjo është zgjidhja e vetme për Kosovën.

“Të gjithë ata që duan ta çojnë në opozitë PDK-në, më 11 qershor duhet të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë Koalicionin tonë”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se është krenar për besimin që i është dhënë për t’i prirë një ekipi atdhetar, kompetent dhe përfaqësues.

-Advertisement-

“Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen e Kosovës. Koalicioni i fitores që kemi ndërtuar ne, jo vetëm që i ka frikësuar, por siç po dëshmohet përditë, i ka çoroditur oponentët tanë politikë. Jam i sigurt se më 11 qershor, qytetarët e Kosovës do të përcaktohen për ne”, ka thënë Hoti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Vushtrrisë, që më 11 qershor të demonstroni qytetarinë që ju karakterizon, duke i dhënë përmbajtje fitores sonë të thellë, fitores për Kosovën tonë.

“Bashkimi ynë në këtë koalicion është natyral. Prandaj edhe programet e partive që janë pjesë e këtij koalicioni janë harmonizuar lehtësisht. Rivalët tanë nuk po ofrojnë program qeverisës, por po kërkojnë vota për t’i bërë kryeministra kandidatët e tyre”, ka thënë Hoti.

Ai ka potencuar se kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të jetë i LDK-së, i partnerëve të saj dhe i qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë bashkëbisedimit me qytetarë ka thënë se ne kemi plan konkret për bujqit. “Nga janari 2018, trefishojmë subvencionet për bujqësi. Me grante do të zëvendësojmë gjithë makinerinë bujqësore dhe grantet nuk do të lejojmë të keqpërdoren, sikur i kanë keqpërdorur ata deri tani. Programi i profesor Hotit dhe partnerëve të koalicionit parasheh trefishimin e tokave nën sistemin e ujitjes”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se përmes Ligjit për Investime Strategjike, që me shumë mund kemi arritur ta miratojmë, do të inkurajojmë investimet e jashtme.

Kandidatit për kryeministër, Avdullah Hotit dhe koalicionit që ai drejton i kanë dhënë përkrahje në Vushtrri edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli; kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila dhe kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Qerkezi./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera