Lajme

Hoti: Pas vendimit të Apelit qytetarët duhet të kompenzohen për faturat e rrymës

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 18 May 2022

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pas vërtetimit të Apelit për vendimin e Themelores për anulimin e tarifave të rritura të rrymës ZRRE duhet të marrë vendimin e nevojshëm për kompensim të qytetarëve raporton Gazeta Express.

“Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Themelores – anulohen tarifat e rritura të energjisë elektrike.  Tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët për pagesat me rritje të faturave të energjisë. ZRRE-ja duhet të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët”, ka shkruar ai.

Ish-kryeministri Hoti ka thënë se sikur të përfilleshin propozimet që i kanë dhënë nuk do të ndodhte kjo situatë.

-Advertisement-

“Sikur të përfilleshin propozimet që i kemi dhënë me kohë, nuk do të vinim në këtë situatë. Për kostot e shkaktuara ndaj mijëra familjeve duhet të ketë përgjegjësi politike”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera