Hoti: Pas deklaratës së kancelares Merkel pres të ndalen idetë për ndryshim kufijsh
Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 15 August 2018
Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka mirëpritur deklaratën e qartë të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila është deklaruar kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shprehet se pret që pas deklaratës së kancelares Merkel dhe të disa qeverive të tjera, të ndalen personat në Kosovë e Serbi që po e promovojnë këtë ide.
Sipas tij, idetë e tilla po bëhen për hesape personale, ndërsa kjo ka futur në qorrsokak diplomacinë e Kosovës dhe ka stopuar njohjet e reja.
Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:
“E kam mirëpritur deklarimin e qartë të Kancelares Merkel kundër ndryshimit të kufijve. Pres që pas këtij deklarimi, si dhe të deklarimeve të disa qeverive të tjera, të ndalen personat në Kosovë e Serbi që po promovojnë këtë ide, të cilat padyshim se po e bëjnë në mënyrë të koordinuar.
Në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kjo ide e ka nxjerrë në pah pasigurinë politike të krejt Ballkanit Perëndimor. Kjo padyshim se do të shtyjë proceset euro integruese të rajonit, por do të ndikojë edhe në përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale, duke e rënduar jetën e qytetarëve.
E mira është se në Kosovë tanimë është krijuar masa kritike e spektrit politik për te mos lejuar eksperimente të tilla që po bëhen për hesape personale.
Megjithatë, ajo që tanimë ka ndodhur është dërgimi i sinjaleve të paqarta tek miqtë tanë dhe tek shtetet që ende nuk na kanë njohur lidhur me atë se çfarë duan qytetarët e Kosovës. Kjo e ka futur në qorrsokak diplomacinë tonë dhe atë të vendeve mike, që ka rezultuar me stopim të plotë të integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar ku ka qenë e mundshme, si dhe ka stopuar plotësisht njohjet e reja.
Të tjera
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...