Lajme

Hoti paralajmëron rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 12 April 2018

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në emisionin “Rubikon” ka paralajmëruar rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, shkruan Infokusi.com

Hoti ka thënë se nuk do ta bllokojmë me dhunë funksionimin e Qeverisë, por do t’i ndjekim rregullat demokratike.

“Në nuk do dalim në rrugë e as nuk do e bllokojmë me dhunë funksionimin e Qeverisë. Ne do të ndjekim rregullat demokratike”, ka deklaruar Avdullah Hoti.

-Advertisement-

Po ashtu Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur në rrëzimin e Qeverisë, dhe ata kanë paralajmëruar organizimin e një tryeze, ku të ftuar do të jenë të gjitha partitë politike që të caktojnë datën e zgjedhjeve./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera