Hoti: Pa SHBA-në e pa BE-në s’mund ta ruajmë as sovranitetin tonë
Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 14 February 2020
Në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë intensifikuar angazhimin e tyre në negociatat Kosovë – Serbi zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria “Kurti” dialogun me Serbinë e sheh si të vetmin opsion për normalizim të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Gjatë një interviste të dhënë për “Zërin” Hoti ka pohuar se Qeveria është për zëvendësim të taksës me masën e reciprocitetit, mirëpo ka konsideruar se paraprakisht duhet të ketë koordinim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, me SHBA-në e me BE-në
Përderisa ditëve të fundit është intensifikuar angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut Kosovë – Serbi zëvendëskryeministri i parë i qeverisë “Kurti”, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova është pro vazhdimit të dialogut me Serbinë, pasi që kjo është forma e vetme për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë. Kësisoj numri dy në qeverinë “Kurti” gjatë një interviste për “Zërin” është shprehur se për cilindo veprim karshi Serbisë institucionet kosovare duhet të konsultohen fillimisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA-në) dhe me Bashkimin Evropian (BE), pasi vetëm nën aleancën e tyre mund të ruhet sovraniteti i Republikës së Kosovës.
Ndërsa i pyetur nëse qeveria “Kurti” duhet të vazhdojë me planin për vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë, pavarësisht kundërshtimeve të bashkësisë ndërkombëtare, Hoti ka pohuar se qeveria e re është pro zëvendësimit të taksës ndaj produkteve serbe me reciprocitet të plotë, por Kosova assesi nuk guxon t’i rrezikojë marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.
Të tjera
-
Djali i shoferit të Pal Lekajt i dehur god*t një këmbësore në Gjakovë, voziste pa patentë shofer
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Jo rrallë...
-
Burri nga Ferizaj largohet nga shtëpia me para, veturë dhe dokumente, gruaja e paraqet në polici
Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dh...
-
Lajçak deklarohet për takimin e sotëm, thotë se ka paraqitur një ‘dokument kompromisi’ për dinarin
I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, k...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...