Lajme

Hoti: Nuk jemi koalicion i territ, as koalicion i muskujve, jemi të shpresës

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 29 May 2017

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti të hënën pasdite mbajti një tryezë bashkëbisedimi me të rinjtë e Prishtinës, me ç’rast ka thënë se lista e këtij koalicioni do të jetë fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ai ka theksuar se janë tri shtylla kryesore për qeverisjen e këtij koalicioni, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe integrimi në BE.

Hoti theksoi po ashtu se ky koalicion është koalicion i shpresës dhe vetëm kështu  do ta kthejnë shpresën tek të rinjtë, sikur që ka qenë Rugova për shtet ndërtim.

-Advertisement-

Sipas tij, me qeverisjen e tij do të ndryshohet gjendja e shëndetësisë dhe më 12 qershor, ky koalicion  do të filloi ta implementoi programin qeverisës, si fitues i zgjedhjeve.

Hoti: Programi ynë është me tri shtylla kryesore

“Ky është koalicion i shpresës, ky është koalicion i të ardhmes, nuk është as koalicion i territ, as kolaicon i muskujve, por është koalicion mendjeve më të mira, I duarve më të pastra që ka ky vend. Unë jam shumë i nderuar që i prij kësaj liste. Programi ynë është i thjesht, shumë i thjesht me tri shtylla kryesore: zhvillim ekonomik, punësim, të ardhura dinjitoze, rend dhe ligj, dhe luftë të pa kompromis kundër korrupsionit. Integrime dhe integrim në NATO. Unë ju garantoj se me njerëzit që kemi në listë dhe me plotë të tjerë që nuk janë në listë, por që janë pjesë e LDK-së, kemi me quar përpara dhe pres me pa durim që të fillojmë punën më datën 12 qershor”, theksoi Hoti.

Duke ofruar arsim cilësor, Hoti i ka garantuar të rinjtë për depolitizimin e arsimit, dhe theksoi që puna praktike do të jetë me pagesë për një vit pas mbarimit të arsimit dhe mbështetje për çdo ide për biznes.

Hoti: Janë dy çështje kryesore për të rinjtë me programin tonë

“Unë dua me ju thënë një gjë për të rinjtë, se duam me ju ofruar modelin me të mirë që mundet me pas dikush, profesor universitar, deputet të jashtëzakonshëm, ekip i jashtëzakonshëm që na u ka bashkuar. Andaj ky është modeli që ne ju ofrojmë. Ne ju ofrojmë brezi të Republikës, pasurinë e pashtershme të LDK-së, prej familjes Rugova. Janë dy çështje kryesore tek politikat rinore që kemi zhvilluar dhe kemi bërë pjesë të programit, të cilin besoj që nga sonte veç e keni në duart e juaja. E para është puna praktike me pagesë për një vit pas mbarimit të arsimit dhe e dyta mbështetje për çdo ide për biznes të ri që mund ta filloni”, theksoi Hoti.

Ndërsa, Ilir Deda nga Alternativa, ka theksuar se vetëm koalicioni LDK-AKR-Alternativa paraqet zgjidhje për vendin.

Ai tha se është me rëndësi me fituar programi i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, sepse sipas tij veç ky program ka me bërë Kosovën të tillë, që të rinjtë mos me kërkuar të ardhmen jashtë kufijve të vendit.

Deda: Nuk ka ekip më të mirë se atë që e udhëheq Avdullah Hoti

“Për neve është me rëndësi me fituar ky program, sepse veç ky program i përbashkët ka me bërë Kosovën e tillë që ju mos me kërkuar të ardhmen jashtë kufijve të vendit tonë. Shumica nga partitë  tjera janë duke folur njëjtë sikur ne, por programi jonë është i pa kontestueshëm, s’ka me mundur as një ekspert i asnjë partie tjetër me thënë këtë ‘e keni gabim’, kjo nuk ju realizohet. Ju garantoj nuk ka ekip më të mirë se atë që e udhëheq Avdullah Hoti”, deklaroi  Deda.

Nga ana e tij, Lumir Abdigjiku, i cili kohë më parë aderoi në LDK, ka thënë se në këtë parti ka njerëz që punojnë 24 orë. Ai tha se derën në këtë parti ia kanë hapur si Kujtim Shala, Vjosa Osmani dhe kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti.

Fidan Rekaliu nga Forumi Rinor i LDK-së tha se rinia e këtij subjekti ka besimin e plotë se Avdullah Hoti do të punojë për të ardhmen e këtij vendi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera