Lajme

Hoti njofton se s’do të ketë vazhdim automatik të mandatit të asnjë zyrtari të lartë

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 07 August 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se më nuk do të ketë vazhdim automatic të mandatit të asnjë zyrtari të lartë në asnjë institucion, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për zyrtarët publik, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka bërë me dije se me mbarimin e mandatit, do të hapet konkursi sipas ligjit për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë, garë të hapur dhe transparencë.

Lexo Edhe:
A keni dëgjuar për ujin e zi blk. dhe dobitë e tij shëndetësore?
“Vetëm kjo qasje na siguron se përzgjedhen më të mirët. Ky proces do të mbikëqyret edhe nga ekspertët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar para një muaji në mes të Ambasadës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Hoti ka dhënë edhe një njoftim për konkursin për bordet e ndërmarrjeve publike dhe ka ftuar të gjithë të interesuarit që të konkurojnë.

“Konkursi për bordet e ndërmarrjeve publike është i hapur deri më 14 gusht 2020. Ftoj të gjithë të interesuarit të konkurrojnë. Do të sigurohet transparencë e plotë në përzgjedhje, ndërsa procesi do të mbikëqyret nga ekspertët e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar. Ftoj edhe organizatat e shoqërisë civile ta mbikëqyrin nga afër këtë process”, ka shkruar Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera