Lajme

Hoti: Një politikan që ndjen përgjegjësi publike, duhet të jap dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 04 August 2023

Deputeti Avdullah Hoti, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se gjatë ditës së sotme në organet e drejtësisë janë dorëzuar dy padi, “nga dy eksponentë të pushtetit të majtë kundër atyre që i kanë incizuar dhe atyre që i kanë publikuar disa biseda ku përfshihen eksponentët e pushtetit”.

Tutje Hoti thotë se kjo është një situatë absurd në një demokraci, ku thotë se një politikan i cili ndjen përgjegjësi publike do kishte dhënë dorëheqje.

“Kjo është situata absurde në një demokraci. Një politikan normal, që ndjen përgjegjësi publike, do të kishte dhënë dorëheqje derisa të sqaroheshin këto ngjarje nga organet e drejtësisë”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Hoti thotë se nuk pret që ndokush të marrë përgjegjësi, sepse pot ë njëjtit janë ata që e mbajnë në detyrë një ambassador i cili mund të akuzohet për skandal milionësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera